Drejtonte biçikletën në gjendje të dehur, qytetari 'fluturon' nga ura! Plagoset në trup dhe në kokë

13 Shtator 2020, 18:35 | Përditesimi i fundit: 2020-09-13 18:37:41

Një ngjarje aspak e këndshme i ka ndodhur një qytetari në fshatin Sheqeras të Korçës, ku tregoi edhe një here që të drejtosh mjetin në gjendje të dehur, qoftë makinë apo biçikletë, është e rrezikshme për jetën.

Një banor i fshatit, teksa i jepte biçikletës së tij në gjendje të dehur është rrëzuar nga ura e fshatit Sheqeras, fatmirësisht për të jo shumë e lartë duke i shkaktuar vetëm plagë të shumta në trup.Qytetari ka marrë plagë në trup dhe kokë, por është jashtë rrezikut për jetën. Ai është dërguar në spital ku po merr dhe mjekimin e nevojshëm.