Duka kërkon rikthimin e basteve, Braçe vë duart në kokë: Në FSHF më parë luanin skedina, e vetmja federatë në Europë që është dënuar për fiksim rezultati

14 Qershor 2022, 19:07

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar kërkesën e Presidentit të FSH-së Armando Duka për rikthimin e basteve sportive. I ftuar në Report Tv, Braçe vuri duart në kokë, duke e konsideruar një kërkesë absurde në një kohë kur FSHF është e vetmja Federatë në Europë e dënuar për fiksim rezultati. Braçe i referohet vendimit të marrë nga UEFA për përjashtimin e Skënderbeut për 10 vite nga kompeticionet europiane, pasi akuzohet për fiksimin e mbi 50 ndeshjeve.