Duka konfirmon qëndrimin e Rejës dhe i dërgon mesazh: Fito dy ndeshjet e nëntorit! Kampionati do të luhet

19 Tetor 2020, 13:14 | Përditesimi i fundit: 2020-10-19 14:58:41

Presidenti i FSHF-së Armand Duka hedh poshtë zërat për një largim të mundshëm të teknikut të Kombëtares por i dërgon atij një mesazh të qartë se do dy fitore në ndeshjet e nëntorit dhe vendin e parë në grupin e Ligës së Kombeve. Dy barazimet në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve bën që të ketë pakënaqësi për teknikun italian por Duka është i bindur në punën e 75- vjeçarit. Presidenti vlerëson të rinjtë që luajtën ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë dhe thotë:

“Nuk ka asnjë plan rezervë për Edi Rejën dhe trajneri do të vijojë punën. Steka e Kombëtares është rritur dhe tashmë nuk kënaqemi më me humbje 1-0 por duam dy fitore në ndeshjet e nëntorit dhe ta mbyllin në vend të parë grupin tonë në Ligën e Kombeve”, tha Duka.Duka thotë se politika nuk ka pasur asnjë plan për sportin dhe sheh si zgjidhje ligjin e sponsorizimeve. Kreu i futbollit në vend gjatë një vizite që pati në Universitetin e Sporteve nuk ka dashur të flasë për bojkotin e kampionatit por ka thënë se kampionati patjetër që do të luhet./Përgatiti Andi Kapxhiu