Duka në Report Tv 'presion' Bashës: Ose i treti në Durrës, ose iki nga koalicioni

23 Nëntor 2020, 18:19

Nëse kryedemokrati Lulzim Basha nuk i siguron një vend dinjitoz në listën e kandidatëve për qarkun e  Durrësit (dmth vendi i 2 apo i 3), kreu i PAA-së, Agron Duka do të dalë në koalicion më vete dhe do i bëjë ftesë partive të vogla në mënyrë që të maksimilizohet sa më shumë vota për të siguruar deputet në disa qarqe të vendit. Kreu i PAA-së, Agron Duka bërë në Report Tv gjatë një interviste në hapësirën "live" të pasdites është një "presion" ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili duket se rrezikon të braktiset nga aleatët e tij.