Duka në Report Tv: Unë kam vota, le ta provojë Basha të mos më fus në listë!Këshilli Politik komedi!

23 Shtator 2020, 18:01 | Përditesimi i fundit: 2020-09-23 19:56:40

TIRANË- Ndryshimet e propozuara, mbi të gjitha heqjen e koalicioneve parazgjedhore, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka e sheh si një vrasje të partive të vogla. Megjithatë, ai është i bindur se partia e tij do të marrë votat e nevojshme për të hyrë në Kuvend dhe për këtë ka edhe një paralajmërim për kryedemokratin Lulzim Basha, si lider i opozitës së bashkuar.