Dukagjin, policia bllokon mjetet e transportit: Banorët: Po na trajtojnë sikur të ishim serbë

9 Prill 2018, 14:16 | Përditesimi i fundit: 2018-04-09 17:07:17

Banorët e zonës së Dukagjinit në Shkodër nuk lejohen të shkojnë në shtëpitë e tyre. Policia ka ngritur postblloqe dhe ka bllokuar mjetet e transportit ndërkohë që po kontrollon edhe çdo mjet të vogël duke iu kërkuar kartat e identitetit të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë në këtë drejtim. Kontrolli bëhet i rreptë sikur në pikat doganore. Ndërkohë banorët thonë se po trajtohemi njësoj si policia e serbit. Ndër të tjera banorët thonë se shtetit nuk i mjaftojnë 6 muaj që na mbajnë rrugët e bllokuara nga bora, tani na bllokon edhe policia. Mes personave të bllokuar në rrugë ka edhe pleq e fëmijë.

Po na trajtojnë si serb, rrimë 6 muaj të bllokuar e tani s’na lënë të shkojmë në shtëpi, po diskriminohemi.