Duma uron mësuesit e Kavajës për 7 Marsin: Gëzuar fisnikë të dijes dhe shoqërisë!

7 Mars 2021, 11:54

Drejtuesja politike e PD për Kavajën e Rrogozhinën, Grida Duma përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka shprehur urimet e saja për ditën e 7 marsit.

Ajo e ka shoqëruar postimin me një video, duke thënë se “Urimin e madh për profesionin më fisnik ia dedikoj sot mësuesve të Kavajës.”

Duma shkruan se gjithçka që thuhet nga këto mësuese është esenca e ndërtimit të një njeriu jo thjesht nga librat por nga njeriu i librit.

“Gëzuar fisnikë të dijes dhe shoqërisë! Gëzuar dashuri të brezave që rriten!

Mirënjohje për punën dhe përkushtimin Tuaj!”, shkruan Duma.