Durrës, banorët e lagjes 17 në protestë para bashkisë: Ndërtuesi të riparojë dëmet e pallatit

13 Dhjetor 2019, 14:37 | Përditesimi i fundit: 2019-12-13 14:53:00

Banorët e pallatit në lagjen nr 17 në Durrës kanë protestuar para bashkisë. Ata deklarojnë që pallati ku ata banojnë ka pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit . Sipas tyre pallati nuk paraqet rrezikshmëri për të banuar por ka dëme në suvatime dhe duhen rregulluar. Banorët kërkojnë nga ndërtuesi që të rikonstruktojë dëmet e shkaktuara ndërsa e akuzojnë se nuk u është përgjigjur.Në këto kushte banorët kërkojnë një zgjidhje dhe riparim të dëmeve të pallatit.