Durrës/ Kapet 25-vjeçari i dënuar me 6 vjet e 10 muaj burg në Itali për vjedhje me dhunë

11 Korrik 2019, 22:01

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Firences në Itali.

I arrestuari është R.T banues në Durrës, i cili ishte dënuar me 6 vjet e 10 muaj e 22 ditë burgim, për kryerjen e veprës penale  “Vjedhje me dhunë ”.  Tashmë pas procedurave që do të kryhen nga policia e Shtetit 25-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata atje.

Për arrestimin e tij është përfshirë edhe Interpol Tirana si dhe zyra e Interforcës së Policisë Italiane.