Durrës/ Merr flakë makina e Ilir Nishanit, vëllait të Bujar Nishanit

31 Tetor 2020, 11:07

DURRËS - Një makinë tip "Benz" është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10 në lagjen nr. 12 në Durrës.

Makina është në pronësi të vëllait të ish-Presidentit Bujar Nishani, Ilir Nishani. Policia njofton se ajo ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.