Dy aksidente me gomone, Report Tv vëzhgim në Jalë, Radhimë, Shëngjin, Velipojë, asnjë kontroll në plazhe! Pushuesit: Kemi frikë, lëvizin me shpejtësi

19 Korrik 2022, 16:13

Në mesin e sezonit turistik, Policia Kufitare, Roja Bregdetare dhe Drejtoria Detare nuk ushtrojnë asnjë kontroll mbi skafet, gomonet dhe “jet ski” të cilat lëvizin pranë brigjeve, pa respektuar rregullat e distancës! Brenda tre ditësh në Vlorë janë shënuar dy incidente të rënda, ku një i ri po lufton për jetën, por ende nuk është marrë asnjë masë. Ndjekim vëzhgimin e Report Tv në disa plazhe të vendit.