Dy Benz- at përplasen 'kokë më kokë' në Lushnje, vdesin shoferi dhe pasagjerja e tij

21 Gusht 2019, 08:41

LUSHNJE- Dy të vdekur, është bilanci tragjik i një aksidenti të ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm , orës 02:20, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në  fshatin Savër.

Në këtë aksident janë përplasur dy makina "Benz"  njëra me drejtues 29-vjeçarin E.Gj, banues në Pirrë, Lushnje, dhe makina tjetër që drejtohej  nga I.T, 64 vjeç, banues në Rrapëz, Lushnje.

Për pasojë kanë ndërruar jetë 64-vjeçari I.T dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet.

Ndërkohë po punohet për identifikimin e pasagjeres që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.  Ndërsa shoferi i mjetit tjetër E.Gj është shoqëruar në polici.