Dy gjimnazistë që pinë drogë flasin për Report Tv: E nisëm me shokët, na largon stresin! Një cigare e blejmë nga 5 deri në 10 mijë lekë të vjetra

23 Mars 2023, 15:35 | Përditesimi i fundit: 2023-03-23 15:36:02

Përdorimi i drogës në shkollat e Tiranës nuk është më një ngjarje, por fenomen që ka prekur shumicën e të rinjve. Report Tv shkoi në një nga shkollat e Tiranës, aty ky dy adoleshentë tregojnë me detaje, ku e gjejnë drogën, sa e blejnë atë dhe si konsumohet mes shokëve e shoqeve