Dy gola të Ronaldos shkëpusin Juven +4 në krye, trajneri i Barcelonës debuton me fitore

20 Janar 2020, 10:52

Trajneri i ri i Barcelonës, Quique Setién ka debutuar me fitore në drejtimin e katalanasve. Mbrëmjen e djeshme Barça mori një tre pikësh të vështirë përballë Granada-s me një gol të shënuar nga Lionel Messi në minutën e 76'.

Tre pikët e ngjisin sërish në krye ekipin katalanas, por me pikë të barabarta me Realin e Madridit. Ndërkohë që në Itali Juventusi është shkëputur me +4 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Interi.Dy gola të Ronaldos i mjaftuan 'Zonjës së Vjetër' për të mposhtur Parmën dhe përfituar nga gabimi i zikaltërve që u ndalën nga Leçe. Interi pas barazimit, jo vetëm që i dha mundësi të Juves që të shkëputet, por rrezikon edhe vendin e dytë, pasi nëse fiton Lazio që ka një ndeshje më pak e parakalon.