Dy raste TIPIKE të shoferëve që kanë nevojë për 'testin e idiotit' - VIDEO Ekskluzive

19 Janar 2020, 17:55

Në Shqipëri të ndodh shpesh të ecësh në rrugë dhe të shohësh çudira nga drejtuesit e automjeteve. E tillë është edhe kjo situatë që një lexues ka sjellë në redaksinë tonë. Përmes një kamere brenda makinës, i riu ka filmuar të gjitha situatat e çuditshme në rrugë, teksa njëri hak i rrugës është me trafik të rënduar automjetesh, dhe korsia tjetër me lirshmëri për të ecur. Teksa makina ecën në korinë e saj, dy automjete të tjera i dalin përpara, kokë më kokë, duke u kthyer në burim kryesor aksidenti, dhe nëse nuk do të kishte kujdes nga ana e shoferit që ka filmuar situatën, pasojat mund të ishin fatale.

Një Toyota dhe një Range Rover, nuk kanë pritur në radhë si të gjitha automjetet e tjera por kanë parakaluar edhe pse rruga është me vizë të pandërprerë përvetë faktin se është vetëm me dy korsi të vetme për dy kahe të ndryshme. Për më shumë shikoni dy momentet që mund të ishin kthyer në tragjedi në rrugë.

Në Shqipëri, Ministria e Brendshme është duke bërë gati propozimet për ndryshimin e Kodit Rrugor, ku parashikohet të praktikohet edhe "testi i idiotit" që do t'i nënshtrohen pikërisht shoferë të tillë: Ata që bëjnë veprime të rrezikshme në rrugë. Testi vlerëson gjendjen psikologjike të drejtuesit të automjetit, dhe në rast të mos plotësimit të kritereve, i hiqet leja e drejtimit.