Dëshmitë e banorëve për dy shpërthime të fuqishme në Shëngjin policia dhe ambulancat patrullim në zonë

19 Janar 2021, 21:07 | Përditesimi i fundit: 2021-01-19 21:19:08

Dy shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në zonën e Shëngjinit me një diferencë kohore prej 1 minute nga njëra tjetre. Shpërthimet e fuqishme janë ndjerë në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe Ishull Lezhë. Deri tani nuk ka raportime për zjarri, të plagosur apo viktima, ndërsa policia është ende duke identifikuar zonën se ku kanë ndodhur dy shpërthimet.Zhurma e krijuar ka qene shume e fuqishme sa është ndjere në të gjithë zonën. Policia vijon kërkimet për të identifikuar se çfarë ka ndodhur. Ndërkohë që banorët shprehen se shpërthimi ka qenë i fortë sa u drodhën shtëpitë. "Ka qenë një goditje e jashtëzakonshme, shtëpia na u drodh. Dolëm menjëherë jashtë dhe për pak sekonda erdhi shpërthimi tjetër. Mendoj se goditja erdhi nga ajri. Kanë shpërthyer në ajër. Ishin dy goditje për pak sekonda. Ne kishim frikë mos vinte ndonjë tsunami. Morëm policinë por na thanë se nuk dinë gjë. Nuk kemi parë gjë" - tha banori. https://shqiptarja.com/lajm/dy-shperthime-te-fuqishme-ne-shengjin-policia-ende-spo-e-gjen-ku-ka-ndodhur-banoret-na-u-drodh-shtepia-mendojme-se-erdhi-nga-ajri