Dyshohet se vrau shokun në Astir tre netë më parë/ Vetëdorëzohet në polici 29-vjeçari me 3 emra

23 Janar 2020, 17:40

TIRANE- Noel Dishi 29-vjeç, autori dyshuar i vrasjes  së Vilson Tafçiut , ngjarje e ndodhur tre netë më parë në zonën e Astirit në kryeqytet, është vetëdorëzuar në polici pasditen e sotme. Sipas policisë Dishi është dorëzuar pas kontrolleve të shumta të ushtruara në disa objekte, banesa dhe godina të braktisura, si pas bashkëpunimit të autoriteteve me familjarët.

Dishi identifikohej edhe me dy emra të tjerë Noel Kolaveri dhe Miklovan Prifti. 29-vjeçari me origjinë nga Dibra, prej vitesh jetonte në Sukth dhe kishte pasur njohje me viktimën. Ata kishin pasur një konflikt të vjetër kohë më parë kur jetonin në Francë, çka dyshohet si motiv për këtë ngjarje të rëndë.