E bllokuar që në dhjetor nga dëbora/ Hapet pas katër muajsh rruga në Theth

24 Prill 2019, 13:41

Hapet pas 4 muajsh rruga e Thethit. Aksi rrugorë Qafë Thorë–Theth është hapur këtë të mërkurë, pas shumë apeleve të bëra nga banorët ndaj institucioneve përgjegjëse.

Aksi rrugorë Qafë Thorë–Theth ishte i bllokuar që prej muajit Dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që banorët deri tani kanë bërë rrugën në këmbë, që do rreth gjashtë orë për të shkuar në Shkodër.

Thethi është një nga zonat më të vizitueshme në të katër stinët, por dora e shtetit lë për të dëshiruar.