'E dallova vet gjendrën në gji tre vite pasi isha prekur nga sëmundja!' Zymreta, tjetër triumf kundër kancerit të gjirit

18 Tetor 2019, 19:00

Zymreta Binoshaj nga qyteti i Shkodrës, një grua e cila ja ka dalë të fitojë betejën me kancerin e gjirit ka zgjedhur që të bëjë publike historinë e saj, një histori e trisht por me një mesazh të fortë.

Zymreta, rasti i forcës dhe i dashurisë për jetën me anë të historisë së saj i bën thirrje të gjitha grave që të kryejnë mamografinë që të mund ta parandalojnë sëmundjen në kohë, ndërsa tregon se kishin kaluar 3 vite që nga nisja e sëmundjes kur e mësoi se ishte e prekur nga një masë tumoriale.

Doktori tha ka tre vjet që ka filluar. Ishte një gjëndër 1.2 cm. Vetë e kontrollova. Vetë e diktova. Bëni kontrollin vetë dhe mos lini pa bërë mamografinë", thotë ajo.

“Shpreso, Lufto, Kuro” ishte aktiviteti që u zhvillua sot në qytetin e Shkodrës në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Mjekja Lindita Haxhia ka treguar edhe shifrat e mamografisë,  ku vetëm gjatë muajit tetor në Shkodër janë kryer 400 ekzaminime.

"Nëse i referohemi shifrave të mamografive të bëra  vetëm në Shkodër janë mbi 400 mamografi të bëra. Ndërsa gjatë 2019 kemi 8000-9000 mijë mamografi ët bëra. Dhe në vitin 2018 kjo shifër është rritur me 50% nga vitet e kaluara.  Shpresoj që edhe këtë vit që me ndërgjegjësimin që po bëjmë jo vetëm ne por ë gjitha njësitë vendore  të arrijmë të ndërgjegjësojmë dhe gratë ta kenë rutinë mamografinë".

Mjekët ftojnë te gjitha gratë dhe vajzat qe të bëjnë mamografinë e cila është falas në spitalin e Shkodrës dhe pranë poliklinikës së qytetit.