E dhimbshme, e afërmja e 27 vjeçares që vdiq nga Covid me lot në sy: Shkoi vonë në spital

4 Mars 2021, 10:55 | Përditesimi i fundit: 2021-03-04 12:17:51

Një telefonatë shumë e dhimbshme mbërriti sot në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. E afërmja e vajzës 27 vjeçare nga Berati që humbi jetën nga Covid me lot në sy tregoi për rastin konkret. Zonja nënvizoi se vajza nuk kishte sëmundje të tjera dhe se virusin e morri tek prindërit dhe se shkoi vonë në spital. Ka ende njerëz që nuk e besojnë koronavirusin tha zonja dhe kjo është e tmerrshme.