Detaje tronditëse dalin në sipërfaqe nga vrasja makabër e një 12-vjeçareje me origjinë shqiptare në Greqi 9 vite më parë, e cila u dogj e gjallë nga Adrian Zeqo, gjithashtu me origjinë shqiptare në mënyrë që të mos denonconte tentativën e tij për ta përdhunuar të miturën
Detajet e reja janë bërë me dije nga emisioni “dritë në fund të tunelit” në Greqi.
Çdo gjë ndodhi gjatë një mëngjesi të zakonshëm më datë 23 shtator të 2011 ku prindërit e Zeneida Selimaj e cila në ato kohë ka qenë 12 vjeç, janë larguar si zakonisht për në punë dhe ajo mbeti e vetme në shtëpi.
Siç duket autori, Adrian Zeqo ka hyrë në banesë dhe është munduar të përdhunojë vajzën e mitur, e cila për të shpëtuar gjysmë e zhveshur nga beli e lart ka zbritur shkallët për të kërkuar ndihmë. Fill pas saj, ka shkuar Zeqo i cili e ka djegur, vajzën e vogël të gjallë, për të parandaluar denoncimin e saj në lidhje me tentativën për përdhunim.
Në ditët e para të incidentit autoritetet folën për vetëvrasje, por shumë shpejtë u kuptua se ajo ishte një vrasje. Fillimisht kanë akuzuar gjyshin e të miturës, por më pas ai është lënë i lirë për shkak të pamjaftueshmërisë së provave ndaj tij.
Një ndër fqinjët, e familjes shqiptare ka denoncuar se personi i cili ka djegur 12 vjeçare para 9 vitesh, është një burrë fotoja e të cilit është bërë publike kohët e fundit për përdhunimin e një të miture, i cili ishte 58-vjeçari Adrian Zeqo.