E ftuar mjekja specialiste për alergjitë Mira Xhixha

9 Prill 2019, 11:31

Për të zbuluar më shumë rreth shkaqeve dhe llojeve të alergjive prej të cilave rrezikojmë këtë sezon, dhe si mund t'i luftojmë ato folëm në studio me mjeken specialiste për alergjitë Mira Xhixha. Tashmë me ardhjen e pranverës kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e aktivizimit të sëmundjeve alergjike. Ndërkohë kemi edhe përkeqësimin e sëmundjeve konike alergjike, si asma bronkiale, apo mund të kemi një përkeqësim të situatës me një aktivizim të shenjave të frymëmarrjes të cilat janë si kambanë alarmi për të shkuar tek specialistët dhe për të marrë mjekimin e nevojshëm.