E ftuar, Rudina Dembacaj

7 Janar 2019, 08:04

Ka vetëm pak muaj që emisionin e saj “Mos i fol shoferit” e ka zhvendosur në studio çdo të shtunë në mbrëmje duke konkuruar për audiencë me disa nga spektaklet më të famshëm të humorit që transmetohen në të njëjtën fashë orari por në ekrane të ndryshme televizive. E megjithatë aktores së mirënjohur të humorit Rudina Dembacaj duket se konkurenca nuk i bën aspak përshtypje.

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli”  në Report TV si e ftuara e parë speciale e këtij viti, Dembacaj tha se ndjen që ka hyrë fuqishëm në tregun mediatik sa i përket zhanrit të argëtimit.

Unë kam një të mirë që nuk krahasohem asnjëherë dhe konkurenca nuk më bën fare përshtypje. Unë shoh drejtë dhe para, e së shpejti, madje mendoj që tashmë kam hyrë në treg fuqishëm duke konkuruar edhe televizionet e mëdha. Do vazhdoj të mos dorëzohem në asnjë moment duke u përshtatur pak edhe me tregun, sepse nuk është e lehtë.