E përplas makina, humb një person që po lëvizte me biçikletë në Orikum

26 Shtator 2020, 21:02

VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Orikum-Llogara, me pasojë vdekjen e një personi.

Automjeti tip Passat, me shofer 23 vjeçarin me iniciale Dh.Q., banues në Fshatin Dukat, Vlorë, ka përplasur një person ende të paidentifikuar, i cili lëvizte me biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.