E rëndë në Fier/ Bie nga ballkoni i katit të shtatë këngëtari i Polifonisë

5 Tetor 2019, 12:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku këngëtari i polifonisë, Siri Runaj, 60 vjeç ka rënë nga ballkoni i katit të shtatë të pallatit ku jetonte dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20 në lagjen “Konferenca e Pezës”, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Runaj, me profesion infermier, ishte një emër i njohur në Fier, pasi përveçse punës si infermier, njihej edhe si këngëtar i polifonisë, ndërsa merrte pjesë edhe në festivale të ndryshme.

Në rrjetet sociale 60-vjeçari vazhdimisht ka shpërndarë foto teksa ishte pjesë në Festivalin Folklorik të Polifonisë. Po ashtu viktima ka qenë edhe kryetar i degës së Kryqit të Kuq në Fier.

    No videos found.