E rrallë për vendin tonë/ Delfini lind tek Gjiri i Lalëzit nën asistimin e veterinerëve

23 Qershor 2019, 22:44

Prej disa ditësh, në plazhin e Gjirit të Lalëzit është parë një delfin që dukej se nuk kishte frikë nga njerëzit. Në rrjet janë shpërndarë shumë video dhe foto të delfinit, ku disa raportonin se ishte i plagosur. Por krejt e kundërta po ndodhte me specien e rrallë në ujërat tona.

Delfini ishte femër dhe në bark mbante një të vogël. Gjitari ka qenë në fazën e fundit të shtatzanisë dhe kjo ka qenë arsyeja pse është afruar në breg. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura duke thënë se në lindjen e delfinit kanë asistuar edhe veterinerë shqiptarë një gjë e rrallë kjo për vendin tonë.Për fat të keq Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bëri me dije se në mbikëqyrjen e veterinerëve delfini kreu një lindje të parakohshme, pasi foshnja kishte ngordhur në bark. Pas asistimit të ekspertëve veterinerë, delfini u largua në thellësi të ujërave