E trishtë/ Si e imagjinon botën një fëmijë i verbër

22 Shtator 2020, 11:24

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishte e ftuar Eftali Sulaj dhe djali i saj Frenki,i cili për shkak të një gabimi mjekësor humbi shikimin kur ishte vetëm 4-muajsh. Një ngjarje e cila ka shënjuar jetën e tyre përgjithmonë, me një kalvarë vuajtjesh. Frenki foli edhe për ëndrrat dhe imagjinatën e tij për botën, duke e përshkruar si një vend pa shumë ngjyra.

‘’ Nuk është se e imagjinoj tamam me ngjyra, me fjalë si një vend i përshtatshëm por që ka nevojë më shumë për përmirësim’’ thotë ai.

Ndërsa do të donte që të mos kishte disa gjëra: ‘’ Mos të kishte këto që kemi sot, një urrejtje e njerëzve, nuk do të doja ta kishim, nuk do të doja të kishim varfërinë e njerëzve, sëmundjet nuk do të doja të kishim negativitetin’’tha ai.

Frenki ende shpreson se një ditë edhe ai do të mund të shikojë.