E vrau policia apo vetë autorët 'tullacin' e grabitjes në Rinas? Artan Hoxha: Ja ku dyshoj

9 Prill 2019, 21:15

Nga grabitja në Rinas një person mbeti i vdekur, sipas policisë nga shkëmbimi i zjarrit. Viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa gazetari Artan Hoxha ngriti dyshime. Hoxha thotë se duhet pritur ekspertiza për të parë nëse grabitësin e vrau policia apo vetë autorët e bandës. Grabitësi që mbeti i vdekur dhe që u raportua se ishte qeros, në fakt kishte pasur maskë, fotoja e së  cilës u sigurua nga Report Tv.  

Debati Hoxha-Rusta në studio
Artan Hoxha: 
Ligji ngarkon me përgjegjësi për sigurinë në aeroport Aviacionin Civil dhe kompaninë menaxhuese. Për pistën ka rregullore tjetër. Të gjithë njerëzit që punojnë aty kalojnë një filtër, nuk mund të jenë me precedent penal. Sot ata po të donin kishin marrë edhe avionin, ditën kur në Shqipëri kishte n/ sekretarin amerikan të shtetit, si në rastin e vrasjeve në bulevard kur ishte Vuçiç. Fati i madh që atyre nuk u duhej avioni se mund ta kishin marrë. Në 24 orët shanset për të kapur autorët janë më të mëdha. Shpresat janë që të kapen. Armët dhe municionet mbetën pas dhe janë elementë të bollshëm për të çuar te autorët.

Arsen Rusta: Ato para nuk kanë peshë për xhepat e shqiptarëve, pasi i paguan kompania e sigurimit. Nëse ndajmë policia e ka brenda apo jashtë gardhit, nuk kemi gjë...Unë di që policia ka bërë raporte që kompania e sigurisë ka probleme. Më habit sa kollaj është për të grabitur në Rinas. Kur u mbyll dera e karburanteve, pse u la e zjarrfikësve?!  Pa përfshirjen e institucioneve përgjegjëse nuk ndodh asnjë grabitje në Rinas. Po SHISH nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë sipërfaqje të sigurisë së vecantë? Kanë ndodhur katër raste, ku është futur në burg.

Artan Hoxha: Ne jemi të gjithë sistemin që çalon. Ne kemi probleme me koncesionarët. Në momentin që kanë firmosur kontratat janë mbyllur sytë, asnjë nga këta asnjë nuk ka reaguar. Ata i kalojnë në parlament dhe thotë nuk  ka dënim kolektiv, por individual. Ai polic me 60 mijë lekë rrogë ka përgjegjësinë për të ruajtur 10 mln euro. Sot ishte në Shqipëri një zyrtar i lartë i SHBA-së, ndërsa shteti është i pafuqishëm për të ndërhyrë për të ndryshuar një kontratë. Nuk ka justifikime, kontrata mund të rishikohet.  Armët e policisë janë në inventar dhe lehtë të verifikueshme. Këto armë janë të protokolluara dhe dihet. Ekspertiza do të vërtetojë kush e ka shkaktuar vdekjen, nëse ka ardhur në shkëmbim zjarri me policinë apo mund ta kenë eliminuar autorët. E shoh me rezerva deri kur të shoh rezultatet e mjekësisë ligjore.