E zhdukur prej 4 ditësh në Itali gjendet në ''Pa gjurmë'' Lila Mile

14 Tetor 2019, 18:08

Prej 4 ditësh, 18-vjeçarja shqiptare e quajtur Lila Mile, rezulton e zhdukur në Itali. Ditën e sotme emisioni 'Pa Gjurmë' ka kontaktuar me vëllain e Lilas, Jorgo Mile, i cili ka dhënë detaje të reja rreth zhdukjes së motrës së tij në Fasano.

Jorgo ka treguar se gjatë këtyre ditëve ka bërë të pamundurën për të gjetur motrën e tij ku dëshmi të shumta  kanë çuar atë dhe policinë të kërkojnë në tre vende të ndryshme por pavarësisht përpjekjeve asnjë shenjë nuk është gjetur nga Lila. Vëllai i saj ka bërë me dije se Lila ka një motër binjake e cila i kishte thënë se gjatë komunikimit që Lila kishte me një djalë që kishte njohur në rrjetin social 'Snapchat' i kishte thënë të gjente një mënyrë që ai të vinte në Itali ose ndryshe do të shkonte ajo në Korçë.

Ndërkohë Jorgo se pasi ka zbuluar këtë detaje ka shkuar në portin e Barit dhe të Brindisit por aty nuk është prerë asnjë biletë me emrin e motrës së tij. Kështu dyshimet janë se Lila Mile nuk ka dalë jashtë Italisë. Po ashtu Jorgo ka deklaruar se ka marrë në telefon edhe djalin nga Korça që fliste motra e tij, por ai nuk i ka kthyer përgjigje. Ai ka thënë se ia ka falur të gjitha motrës pasi për familjen Lila është gjithçka dhe shpreson ta gjejë sa më shpejtë

"Ka qene ora 12 e drekës në 12 tetor kur u largua motra, kemi bere denoncimin dhe kemi kërkuar por nuk  kemi informacione. Është parë në dy tre vende por nuk kemi gjetur gjë. Vëllai tjetër e ka kapur duke folur me një djalë shqiptarë që jeton në Shqipëri. Pas dy ditëve kemi kontaktuar këtë djalin por sapo ka dëgjuar fjalët ka mbyllur telefonin. I kam lënë edhe mesazhe me zë por i ka dëgjuar dhe nuk ka kthyer përgjigje. Kur doli nga shpia ne s'kemi qenë në shpi ka qenë me vëllai tjetër dhe me motrën. Nuk kishte lënë një vend takimi. Në spital ka qenë dy ditë më parë. S'kemi patur konflikte. Nuk punonte dhe nuk largohej nga banesa vetëm kur ishte e shoqëruar. Kemi tre vjet si familje këtu. Edhe motra tre vite në Fasano." ka thënë vëllai i saj. Jorgo Mile.