Ecuria fantastike në Superligë. Laçi kërkon titullin

5 Mars 2021, 18:59 | Përditesimi i fundit: 2021-03-05 20:10:28

Me vetëm një pikë larg vendit të parë dhe një ecuri fantastike prej 6 fitoresh e një barazimi në 7 duelet e fundit Laçi kërkon titullin kampion. Trajneri Shpëtim Duro ndihet i lehtësuar dhe thotë se tashmë të katër skuadrat e kreut janë në pozita të barabarta. Timonieri i kurbinasve sqaron se nuk ka asnjë diskutim me presidentin Laska për rinovimin e kontratës pasi të gjitha energjitë janë të përqendruara tek objektivat e këtij sezoni, fitimi i kampionatit dhe kupës.

Java e 23-të i rezervon bardhezinjve duelin me Apoloninë që do luhet të hënën ku Duro kërkon po ashtu përqendrim maksimal.Ndeshjet e kësaj jave do luhen të dielën dhe të hënën ku spikat Vllaznia- Kukësi. Partizani pret Skënderbeu dhe Teuta luan ndaj Bylisit.