‘Edhe unë jam shqiptar’, Historia e David Kurti, video që u bë virale në rrjete sociale

2 Maj, 13:06

David Kurti, një shqiptar që jeton në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u gjet rastësisht në një park nga fotografi Brian Hoxha gjatë një projekti për dokumentimin e historive të suksesit të personazheve të panjohur. David ishte duke kaluar kohë në natyrë, kur Brian e afroi për t'i bërë një portret dhe për të dëgjuar rrëfimin e tij. Historia e Davidit, një emigrant që ka ndërtuar një jetë të suksesshme në SHBA, u bë pjesë frymëzuese e serisë fotografike të Brian Hoxhës. Nëpërmjet një lidhje skype për studion e “Rreze Dielli” David Kurti rrëfen rrënjët e tij me Shqipërinë, karrierën e tij si këngëtar, aktor dhe sipërmarrës.