Edi Paloka dhe Bujar Leskaj shkojnë tapë në Kuvend dhe shajnë Edi Ramën?

11 Nëntor 2022, 07:03 | Përditesimi i fundit: 2022-11-11 09:56:03

Partia Socialiste i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të vendosë masë disiplinore me përjashtim 10-ditor nga Kuvendi për deputetët Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Sipas Partisë Socialiste kjo masë kërkohet për shkak të konsumit të pijeve alkoolike dhe të dy deputetët bënë veprime të pahijshme dhe përdorën një fjalor banal gjatë procesit të votimit.