Ekskluzive/ 2 të rinj të vdekur, Report Tv siguron pamjet e aksident tragjik në Shkodër

19 Maj 2021, 09:23 | Përditesimi i fundit: 2021-05-19 12:28:53

Serxho Kuka, 22 vjeç dhe Eglis Delaj, i cili kishte bërë 20 vjeç,  humbën jetën tragjikisht dje në një aksident të rëndë në rrugën rrugën e fshatit Omaraj në Malësi të Madhe.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka siguruar videon e aksidentit, ku duket qarte punonjësi i policisë, 51-vjeçari me iniciale V.N, i cili tenton të kthehet majtas dhe me shpejtësi të madhe vijnë të rinjtë që e godasin në pozicion të prirët.