Ekskluzive/ 4 ditë pas gjetjes së 9-vjeçarit nga 'Pa Gjurmë', takimi emocionues i babë e bir

31 Maj, 18:45

TIRANË- "Doli nga burgu i nënës së vet"...kështu është shprehur M.Z., babai i B. Z., i cili ishte rrëmbyer prej dy vitesh nga nëna e tij, M., që kishte humbur kujdestarinë, në kushte të vështira shëndetësore, pasi është e diagnostikuar me një crregullim psikologjik që lidhet me paranoja dhe frikën se dikush do t’i rrëmbente djalin. 

"Pa Gjurmë" ka publikuar momentin emocionues nga takimi babë e bir, pas 2 vitesh larg. Takimi u realizua në Komisariatin nr.2 paraditen e së shtunës, ndërsa djali e pushtoi në përqafim babanë, që kishte ardhur nga Amerika. Takimi u karakterizua me habinë e djaloshit për mënyrën se si e kishte gjetur i ati, pasi nëna ia kishte mbushur mendjen se "fshihen për gjithë jetën".Djali është i trembur, ka dy vite pa shkollë. Ai ka ndryshime të mëdha këto ditë që ka qëndruar me mua. Ka qëndruar dy vite në izolim. Ishte shumë i trishtuar, dhe unë vetë u trishtova kur e pashë. Vetë djali më thotë si më gjete. Ajo ia ka mbush mendjen djalit se "babai do me na rrahur me na mbyt". Djali mu duk tamam si vajzë, ajo ka dashur që djali të mos identifikohej. Kur arrita ju gjeta ju jashtë komisariatit dhe ju falenderoj pa masë. Më pas u futa në komisariat. Mirela i ishte shprehur djalit "se ne do fshihemi për gjithë jetën dhe babai nuk do na gjejë kurrë". Më ka akuzuar për shumë gjërash, por falenderoj zotin që ka vazhduar mjekimet", rrëfeu babai.

Ai ka zbuluar për "Pa Gjurmë"  një detaj të bisedës së tyre, duke thënë se djali ia mbante mend numrin babait, po nëna nuk e kishte lejuar që ta telefononte. Kjo e fundit ia kishte fshirë të gjitha aplikacionet, duke shkëputur çdo kontakt me familjarët brenda dhe jashtë Shqipërisë.

"Telefonat që nëna i ka dhënë kanë qenë pa numra vetëm për të lozur dhe nuk ka patur mundësi të me marrë, ai e mbante mënd numrin e telefonit", ka thënë ai.

Përtej gjithçkaje, Bledi rrëfen se nuk do e ndalojë për asnjë moment djalin që të komunikojë me nënën e tij, ndonëse ka një kusht, "që në biseda ajo t'i flasë si një nënë" dhe të mos ndikojë negativisht në edukimin dhe rritjen e tij.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha