Ekskluzive/ Aksidenti i theu dy këmbët, i riu denoncon: Me falsifikimin e firmës më kanë nxjerrë fajtor! Dua drejtesi!

9 Tetor 2019, 17:42 | Përditesimi i fundit: 2019-10-09 17:43:41

TIRANË- Personi që shihni në këtë foto është Klodian Burgu, 24 vjeçari me banim në Paskuqan i cili deri më 5 Prill 2019 ishte si në foto në këmbë, i qeshur dhe i aftë fizikisht për të përballuar jetën.Por teksa shkonte në punë në ndërtim si shtrues pllakash, së bashku me vëllanë e tij në kryqëzimin e rrugës ‘’Dervish Luzha’’ me ‘’Konferenca e Bujanit’’ motori në të cilin ai udhëtonte u përfshi në një aksident me pasoja të rënda.

Fatmirësisht askush nuk humbi jetën, por Klodian Burgu humbi aftësinë për të ecur dhe buzëqeshjen e një djali të ri.

Sot i pamundur për të ecur vetë ai me ndihmën e babait të tij të moshuar dhe i ulur në karrocën me rrota ka përfunduar në dyert e Gjykatës së Tiranës ku kërkon drejtësi dhe denoncon padrejtësinë në kufijtë e një skandali ku dikush ende i paidentifikuar i ka falsifikuar firmën.

E teksa gjykata e shtynë procesin pasi procedurialisht s'mund të bëhet pa praninë e palëve. E kundërta ka ndodhur me hetimet kur edhe pse sipas Kodit Penal viktima duhet të jetë në dijeni, Burgu denoncon se dikush i ka falsifikuar firmën.

"Kam bërë një aksident më 5 prill të këtij viti, po shkoja në punë bashkë me vëllanë. Në kryqëzim më ndërpret rrugën një makinë, mbetem i aksidentuar rëndë thyej dy këmbët, shpatullën transferohem drejt traumës me ambulancë, kam ndenjur 53 ditë në spital, 10 ditë në gjendje kome. Më njofton prokurorja për çështjen, duan ta mbyllin çështjen sikur unë kam firmosur"