Ekskluzive/ Me flamurin kuqezi në Parlamentin serb, flet për Report TV Shaip Kamberi: Kurrë nuk është e lehtë që në Serbi të bësh diçka

28 Nëntor 2020, 13:42

Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, deputeti shqiptar në Parlamentin serb Shaip Kamberi rrëfeu se vendosja e flamurit shqiptar në parlamentin serb, ishte shenjë e vendosmërisë së tij dhe bashkëatdhetarëve për të ndryshuar ligjin për simbolet kombëtare në Serbi.