Ekspertët amerikanë: Variantet e reja paraqesin 'kërcënim real', paralajmërojnë një valë të katërt

2 Mars 2021, 14:02

Variantet e Covid-19 paraqesin një 'kërcënim real' për përparimin e vaksinës, paralajmërojnë autoritetet shëndetësore amerikane.  Përhapja e varianteve shumë ngjitëse të koronavirusit po kërcënon rifillimin e një vale të katërt të pandemisë pas një rritje potenciale të rasteve në SHBA, ka paralajmëruar një zyrtar i lartë i shëndetsise.

Kryetarja e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve infektive(CDC) tha se ishte e shqetësuar nga të dhënat e fundit Covid-19.

Dr Rochelle Walensky tha se rreth 70,000 raste të reja në ditë ishin regjistruar javën e kaluar dhe ishin shënuar afro 2,000 vdekje në ditë në të njëjtën periudhë.

"Ju lutem më dëgjoni: në këtë nivel të rasteve, me përhapjen e varianteve të reja, ne do të humbasim plotësisht ato që kemi fituar me vështirësi. Këto variante janë një kërcënim real për njerëzit dhe fitoren e luftës."

Ka shumë versione të ndryshme të Covid-19 por ekspertët e shëndetit janë veçanërisht të shqetësuar për disa prej tyre që janë më ngjitës, përfshirë ato të zbuluara së pari në Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut dhe Brazil.

CDC ka parashikuar që varianti shumë ngjitës B.1.1.7 i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar do të bëhet lloji dominues në SHBA këtë muaj.