Ekspertët e shëndetësisë: Përdorimi i gjerë i maskave ul rrezikun e ekspozimit ndaj virusit, rrit imunitetin

26 Shtator 2020, 18:50

Maskat janë të nevojshme për të penguar transmetimin e COVID-19, por sipas një studimi të ri ato mund të sigurojnë imunitet ndaj virusit.

Studimi është publikuar në një prej revistave më të respektuara mjekësore në botë, New England Journal of Medicine.

Në të vërtetë, bëhet fjalë për një teori premtuese sipas së cilës, mbajtja e maskave zbut forcën e virusit dhe hipoteza që maskat mund të ofrojnë  imunitet ndaj Covid-19 varet tek teoria e variolacionit.

Variolacioni është një praktikë, e cila sugjeron infektimin e qëllimshëm të njerëzve me doza të ulëta të një patogjeni për të gjeneruar një përgjigje imune që parandalon ri-infektimin. 

Ekspertët thonë se përdorimi i gjerë i maskave, ul rrezikun e ekspozimit ndaj virusit, por edhe të infeksionit, problemeve pas infektimiet dhe vdekjes së parakohshme.

Që nga fillimit e përhapjes së Covid-19 ekspertët shëndetësorë kanë këshilluar përdorimin e maskave në ambjente të mbyllura , për të  ruajtur vetën dhe të tjerët  duke shërbyer kështu si një barrierë fizike me përshtymën që mund të lëshojnë të tjerët gjatë të  folurës, kollës dhe teshtimës, por edhe anasjelltas.