Eksperti i merkatos në Itali: Ish-trajneri i Torino-s do të jetë marrë drejtimin e Partizanit

13 Qershor, 16:32

Lajme në mos të rëndësishme por të bujshme kanë ardhur së fundmi për Partizanin nga Italia. E para ka të bëjë me trajnerin e ri të të kuqve, që sipas të gjithë gjasave do të jetë italian. Është folur për Zeman, Serse Kozmin dhe Adolfo Sormanin, por kandidati potencial duket një tjetër trajner. Sipas Alfredo Pedulla-s, një prej gazetarëve më të njohur në Itali për merkaton, trajneri i ardhshëm i Partizanit do të jetë Franco Lerda.

Lajmi është publikuar si ekskluziv nga gazetari i cili thotë: “Të enjten në Shqipëri do të ketë një takim mes drejtuesve të Partizanit dhe Lerda-s për të diksutuar për detajet. Disponibiliteti është i të dy palëve, ndërsa kjo do të ishte një eksperiencë mjaft e vlefshme për trajnerin pasi Partizani do të laujë në ‘Champions League’.”

Kategori të tjera