Eksploziv gjatë natës në derën e një dyqani në Lezhë! Pronarët: Nuk kemi konflikte

15 Shkurt 2020, 09:27 | Përditesimi i fundit: 2020-02-15 13:15:29

LEZHE- Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë mbrëmjes së djeshme në derën e një dyqani në fshatin Gocaj të Lezhës. Sasia e eksplozivit ishte vendosur para dyqanit në pronësi të Arben Malotajt 49-vjeç. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.