Eksplozivi/ Fati shpëtoi makinën e Suad Licit, fitili u fik

16 Shkurt 2020, 12:38

Atentati me eksploziv kundër administratorit të Vllaznisë Suad Lici dështoi. Burime nga grupi hetimor sqaruan se nga verifikimet e para ka rezultuar se fitili përcjellës është ndezur, por është djegur vetëm një pjesë e tij duke bërë që në rrethana ende të paqarta mos të depërtojë deri tek natribani ku ishte i mbështjellë lënda plasëse.