Ekspozita në ish-burgun komunist që sipërmarrësi Penga e ktheu në muze në Fishtë të Lezhës! Artisti Nagip Tashi publikon 18 mozaikë druri

27 Qershor 2022, 10:14

Me copëza druri, artisti Nagip Tashi ka punuar 18 mozaikë, portrete të personaliteteve shqiptarë. Ekspozita "Gjama" u çel në Fishtë të Lezhës, në ambientet e ish-burgut komunist që sipërmarrësi Altin Prenga e ka kthyer në ekspozitë të produkteve shqiptare. Së fundmi po synon ta shndërrojë në qendër arti.