Ekstremisti Babis Karathanos e kthejnë pas në kufi, Artan Hoxha: Ishte me një deputet

25 Tetor 2019, 19:08

I është ndaluar hyrja në Shqipëri ekstremistit grek, Babis Karathanos.  Lajmin e ka bërë të ditur Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha i cili ka deklaruar se Babis Karathanos pasditen e sotme në orën 16:00 ka tentuar të hyjë në territorin e Shqipërisë nëpërmjet doganës së Qafë Botës, por është kthyer mbrapsht nga pala shqiptare për shkak se ai shihet si një element që mund të shkaktojë trazira në ceremoninë e 1 vjetorit të vrasjes së Kacifasit në Bularat.

Ish deputeti i Parlamentit grek, Karathanos, sipas gazetarit Hoxha ishte i shoqëruar nga deputeti i partisë në pushtet në Greqi, Demokracia e Re, Kostantinos Bogdanos dhe shoqëruesi i këtij të fundit Achileas Arvanitis. Edhe vete Karathanos ishte një nga kandidatët për tu bërë deputet nën siglën e partisë Demokracia e Re.

Ndërkohë një ditë para vjetorit të parë të vrasjes së Kostandinos Kacifas gjatë një shkëmbimi zjarri me RENEA-n, fshati Bularat është blinduar nga Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, nga Fieri e Tirana.

Gazetari ka shtuar se deputeti dhe shoqëruesi i tij nuk janë penguar të futen në Shqipëri pasi pritet të marrin pjesë edhe në festën kombëtare greke që është me 28 tetor dhe mesa duke deputeti ka zgjedhur ta kalojë me minoritarët grek në Shqipëri.Ndaj Karathanos drejtësia shqiptare ka një dosje të hapur dhe ai është nën hetim, dhe për shkak të procedurave ai nuk është futur në listën e personave 'Non Grat' që në të kundërt nuk do ti lejohej hyrja në Shqipëri për asnjë shkak. Për arsye hetimor në mënyrë që ai të vijë në Shqipëri për tu marrë në pyetje Karathanos është hequr nga lista 'Non Grada'.

Po ashtu gazetari ka bërë me dije se dy javë më parë autoritet shqiptare kanë bërë një listë të re me 15 emra që janë shpallur non grada krahas 61 të tjerëve që u shpallën një vit më parë.

    No videos found.