Ekzekutohet duke ecur me makinë biznesmeni Bardhok Pllani i njohur si 'Kumbari' i Shkodrës! Gjendet një mjet i djegur afër vendit të ngjarjes! Policia blindon zonën

4 Prill 2021, 22:09

#reportTV #lajmeshqip #lajme Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se duke udhëtuar me makinën e tij është ekzekutuar me armë zjarri, biznesmeni Bardhok Pllani, 44-vjeç. Pllanaj është një emër i njohur për policinë. 4 vite më parë, i dyshuar si trafikant narkotikësh, Pllanaj arriti t'i shpëtonte policisë dhe u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku.Ai njihej me nofkën “Kumbari” dhe është dënuar me burgim në mungesë në 2014-ën nga Gjykata e Rrethit Shkodër për tre vepra penale: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”. Asokohe Gjykata e Rrethit të Shkodrës vendosi të sekuestrojë një pallat 10-katësh në pronësi të Palanajt, e cila kapte vlerën e 2 milionë eurove. Gjithashtu Planaj, ishte i skeduar nga policia si një person që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Ngjarja ka ndodhur në Dobraç. Afër vendit të ngjarjes është konstatuar një makinë e djegur. Policia ka rrethuar zonën, në ndihmë ka shkuar edhe FNSH. Janë ngritur pika kontrolli dhe po kryhen kontrolle te imtësishme.