Ekzkluzive/ Mariglen Hakën e qëlluan nga 40 metra distancë me blindshpuese! Plumbat depërtuan deri në derën e brendshme të shtëpisë

25 Shtator 2019, 21:37

Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja lidhur me atentatit ndaj Mariglen Hakës më 21 shtator të këtij viti, ku mbeti e vrarë halla e tij Shpresa Basha.

"Është kapur gjatë vitit të kaluar dhe ishte një nga 7 personat që u kap. U gjetën një pistoletë, një shpat, më tepër një trofe dhe 30 mln të vjetra. U shoqërua bashkë më babanë. Ai kishte akuza rënduese dhe u dënua kryesisht me kohën e paraburgimit dhe sasia e lekëve, që duhet të justifikoje se u gjet në banesë. 85 të shtëna gëzhoja janë gjetur, por janë shtënë më shumë se 85. Vila e Hakës ndodhet mbi kohës, para se të shkosh te vila e tij...që ka një rrethim shumë të madh dhe një sistem kamerash, nuk e di në ka funksionuar apo jo, por ka qenë i instaluar. Një nga autorët ka blind-shpues, sepse fuqia ka kapur derën e rrethimit të jashtëm të kullës me një distancë pre 40 m, ka depërtuar dhe është ngulur tek dera e banesës, janë rrezikuar edhe persona të tjerë. T'i afroheshe Hakës në atë zonë është shumë e vështirë, ka një mur shumë të madh, në breg të lumit...distanca nga ku mund ta godasësh vilën është më mirë përtejë lumit se mund të tërhiqesh. Nga 3 qitësh. Nuk kanë qenë shumë afër se mund të kishin shkaktuar më shumë viktima. Fakti që ka dalë te dera, tregon që s'ishte shumë i sigurt edhe pse ka pasur informacion se ka pasur lëvizje të dyshimta. Fakti që ka hyrë kaq afër, tregon se ka pasur shumë informacion, është shumë e vështirë të hysh në Nikël. Dyshohet për vrasje të vjetra. Haka nuk është goditur për ngjarjet e vjetra, ku fisi Haka ka shumë të vrarë. Dyshimet nuk kanë të bëjnë me ngjarje të vjetra, por konflikte të reja", tha Hoxha.

    No videos found.