Elezi në Report Tv: Berisha po aq përgjegjës sa Basha për humbjen në 25 prill, stimuloi humbësin! Zërat kundër tij po shtohen, nesër sërish protestë

28 Prill 2021, 19:27

Për ish-kreun e PD-së, në Kukës, Ibsen Elezi, përgjegjës për humbjen në 25 prill është edhe Sali Berisha, po aq sa Lulzim Basha. Kjo sepse sipas tij, Berisha me heshtjen e tij ka stimuluar humbësin, e për pasojë kjo do të sillte humbje të njëpasnjëshme, siç edhe ka ndodhur. I ftuar në “Studio Live” në Report Tv, Elezi tha se Berisha nuk duhet të heshtë!