Embëlsirë me oriz dhe çokollatë pa pjekje
Përbërësit:
- 180 gr oriz i zier
- 90 gr çokollatë e shkrirë
- 120 ml ujë i ngrohtë
- 1 lgj mjaltë (opsinonale)
- Kakao për spërkatje
Përgatitja:
Vendosni në blender orizin e zier, çokollatën e shkrirë dhe ujin e ngrohtë. Bluajini derisa të krijohet një krem i lëmuar dhe homogjen. Hidheni masën në një tavë të vogël ose në një kallëp keku. Rrafshojeni sipërfaqen me spatul. Vendoseni në frigorifer për të paktën 2 orë, derisa të forcohet. Spërkateni me kakao sipas dëshirës. Prijeni në copa dhe shërbejeni të ftohtë.
Këshillat e Albanës: Mund të shtoni 1 lugë gjelle mjaltë për më shumë ëmbëlsi, si dhe një majë vanilje ose pak lëkurë portokalli e grirë i jep aromë shumë të këndshme.




















