Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 30 Korrik 2026 – Receta / Një vizitë në Petrelë, në fshatin Zaranik

30 Korrik, 15:03 | Përditesimi: 30 Korrik, 15:03

Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me kulaçka me 2 lloje mbushjesh / Makarona me salcë bolonjeze.

Nuk jemi në kopshtin e Edenit, por në Zaranik të Petrelës, larg kryeqytetit vetëm 15 minuta, mes kodrash të gjelbëruara të rrethuar nga ajri i pastër, qetësia dhe shumëllojshmëria e fruta perimeve që të ofrojnë një tjetër realitet. Kjo shtëpizë e vogël pret me dashuri njerëz që duan të dehen në këtë natyrë me gjithçka që ajo ofron. Familja Lama, autoktone në këto vise, e ka zhvilluar tokën e saj jo vetëm me një mision trashëgimie, por edhe duke e parë historinë e saj si një vazhdimësi e dashurisë ndaj të parëve. Flori është djali i shtëpisë, ai që tashmë së bashku me të atin dhe të ëmën mbajnë hapur këtë “parajsë”. Për kameran e “Rreze Dielli” ai na tregon pak për historinë e të parëve, për bletët që janë një dashuri e trashëguar brez pas brezi, por dhe për mishin e kecit që nuk duhet humbur pa provuar në këtë periudhë si dhe gatime nga recetat e vjetra të gjysheve me produktet e mrekullueshme të zonës.

MC/Shqiptarja.com