Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mëlçi në tigan me spec dhe erëza / Pure patate me krem Tigullio / Kek me karrota.
Ylli Rexhmati është një i ri nga Kukësi që ka pasion muzikën popullore dhe çiftelinë.] Ai e ka nisur këtë rrugëtim që në moshë të vogël, duke e trashëguar dashurinë për muzikën popullore nga familja. Ka zgjedhur ta ushtrojë çiftelinë jo vetëm si pasion, por edhe si profesion, duke marrë pjesë në gëzime familjare dhe duke e çuar muzikën e Kukësit edhe përtej tij. Dhe pas kësaj karriere ka edhe një tjetër histori: mbështetja e njerëzve të Kukësit, të cilët, siç thotë vetë, kanë qenë një shtysë e madhe për të. Në studion e "Rreze Dielli" ai rrëfen aksidentin që i mori dy gishtat e dorës, por nuk e ndali për të vazhduar t'i bjerë çiftelisë. Në fund një bisedë me të rinjtë veriorë, për dashurinë dhe burrërinë.
Në rubrikën "Bëje vetë", Niki dhe Stela ju tregojnë se si mund të përdorni aspirinën për kujdesin ndaj lëkurës së fytyrës dhe përgatitjen e një maske të thjeshtë në shtëpi. Zbuloni efektet e saj dhe hapat e duhur për aplikim!




















