Emocion i veçantë/ Supriza e Alfred Kaçinarit për të birin në ‘Rreze Dielli’

28 Dhjetor 2020, 10:41

I pyetur për raportin me babain e tij, kompozitorin e mirënjohur Alfred Kaçinarin ai u shpreh se në punë nuk bën kompromise, ndërsa të jep përshtypjen e një personi shumë të rreptë tha se në përditshmëri është mjaft sportiv.

‘’ Në profesion sigurisht që po dhe kjo më ka ndihmuar dhe mua që të bëhem  tmerrësisht racional edhe kjo është gjëja që kam dashur të marr nga ai, pjesa që mos hap rrugë për asgjë’’ rrëfeu ai, ndërsa në rolin e babait është ndryshe.

Një moment mjaft emocionues ishte supriza që kompozitori I mirënjohur Alfred Kacinari  I bëri në studion e ‘’ Rreze Dielli’’ të birit, nëpërmjet një lidhje skype, ku nuk munguan edhe shakatë:

‘’ Ka dëgjuar kaq shumë prej meje sa besoj nuk është kurioz, sigurisht është një djalë I gjatë’’ tha ai humori. Ndërsa I dha një këshillë mjaft të vlefshme:

‘’ I them Gjergjit të ndjek pasionet e veta, të ndjek vetveten sepse një njeri që merret me këtë profesion siç është ky I joni, janë dy persona brenda një personi, janë dy personalitete të forta, njëra është e njeriut të përditshëm , njeriut të zakonshëm dhe tjetra është personaliteti artistik I cili përpiqet  të imponohet dhe unë mendoj që dikush që do të merret me këtë profesion seriozisht duhet të ndjekë personalitetin e tij artistik’’ përfundoi ai.